Qeveria shtyn rihapjen e basteve për vitin tjetër. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se procesi është duke u finalizuar dhe me fillimin e vitit të ri do të nisin procedurat për ndryshimet ligjore, ndryshe nga sa deklaroi pak javë më parë në Komisionin e Ekonomisë, kur tha se diskutimi do të bëhej në Dhjetor.
“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kujdes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara.
Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha Ibrahimaj.
A do të dëmshpërblehen banorët e Bërxullës? Ibrahimaj nuk di ç’të thotë