Mesditën e sotme një pjesë e deputetëve të PD-së, nga të dy kampet janë bashkuar në një drekë miqësore.
E pranishme ishte edhe Jorida Tabaku, që deri tani ka qenë neutrale. Deputetja ka ndarë disa foto nga dreka mes demokratëve.
“Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng” shkruan ajo.
Në drekën ku ishin të ftuar edhe aleatët, munguan Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe 12 të tjerë.