Tre persona janë arrestuar sot në Qafë-Thanë, pasi në makinën që drejtonte një 28-vjeçare ku pasagjerë ishin edhe dy të rinj të tjerë u gjetën 58 kg kanabis.
Vajza që ishte në timon dhe që është arrestuar është Erisa Fero. Dy të tjerët janë Likë Basha, djali i një biznesmeni nga Kruja dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K.
Drogën po tentonin ta trafikonin në Maqedoninë e Veriut. Dyshohet se lënda narkotike e kapur në Qafë-Thanë, vinte nga zona e Shkodrës.
Dy vëllezër janë shpallur në kërkim lidhur me këtë operacion, F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec.