Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar arrestimeve të dy zyrtareve dje dhe sot në Korçë të ish-drejtoreshës së Mjedisit Viola Sterjo për mashtrim dhe Pogradec të Erisa Feros për drogë.
Drejtuesja e PD-së në qarkun e Lezhës kërkon që të bëhet sa më shpejt ndryshimi, pasi sipas saj, në të kundërt drejtoreshat e sotme nesër do të jenë ministre.
“Njera drejtoreshe fut ne xhep 190 mije euro me premtimin ( mashtrimin), se do nderhyje per nje grant prej 3 milion euro ne kembim nga Azhbr.
Drejtoresha tjeter bente shoferen e transportimit te 58 kg droge.
Kjo ishte e njohur dhe si fallsifikuese e manipuluese votash.
Trafiku i droges dhe berja e sekserit duket se eshte kriter thelbesor per karriere sot.
Nderkohe qe nje zonje dha shpirt ne dyert e bashkise, ku kerkonte t’i kthenin ndihmen sociale qe ia kishin hequr ne menyre cnjerezore ne prag te festave, ndihme me te cilen mbante frymen..
Korrupsioni dhe kriminalizimi jane arsyeja baze pse në Shqiperi ka kaq dhimbje e kaq varferi.
Korrupsioni dhe kalbezimi jane arsyeja kryesore pse Shqiperia ka borxh dhe cmime kaq te larta; ka rroga e pensione kaq te ulta.
Korrupsioni dhe kriminalizi jane arsyeja e vetme pse ka kaq pa drejtesi ne vendin tone; pse te gjithe duan te ikin; pse nuk ka shprese.
Nese ndryshimi nuk behet… keto drejtoreshat e sotit, neser edhe keto do jene ministre…dhe investitore strategjike!!!!” shkruan Topalli.