-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbiprodhimi i vajit të ullirit, ekspertët: Fragmentimi i tokës ka vështirësuar gjetjen e tregjeve

Kryesoret

Mbiprodhimi i vajit të ullirit që deri tani po konsiderohet si “bumerang”, pasi mungon tregu shitjes dhe përpunuesit nuk kanë mundësi për ta eksportuar sipas ekspertëve për kultivimin e ullirit, pjesërisht erdhi nga subvencionet dhe kostoja e ulët e shërbimeve për këtë kulturë.

Profesori i Asociuar, Drini Imami, në Universitetin Bujqësor i Tiranës, tha për “Monitor” se së pari prodhimi është ndikuar nga rritja e vazhdueshme e sipërfaqes të mbjellë, dhe së dyti, sezoni i fundit i prodhimit u karakterizua nga rendiment i lartë, apo siç mund të thuhet në gjuhë popullore, ishte “vit i mbarë” prodhimi.

“Në nivel ferme, ka pasur një trend për të rritur sipërfaqet e mbjella me ullinj. Ky trend është mbështetur fillimisht nga skemat kombëtare të subvencionimit dhe në vijim fermerët kane vazhduar të mbjellin edhe pa mbështetjen e qeverisë. Megjithatë, edhe në rastin e plantacioneve të reja, është e zakonshme të vërehen ullishta që janë braktisur.

Mbjellja e ullinjve shpesh është motivuar nga mbështetja e subvencionit por në shumë raste është parë nga shumë si një mënyrë për të shfrytëzuar tokën me kosto dhe rrezik relativisht të ulët dhe angazhim të kufizuar për shërbimet.

Për shembull, shumë fermerë që kanë migruar në zonat urbane kanë mbjellë ullinj në tokën e tyre pasi ulliri konsiderohet një aktivitet produktiv me investime të ulëta, i cili mund të vazhdojë edhe në rast të mungesës së shërbimeve”.

Sipas tij në nivel përpunimi, mund të thuhet se kapacitetet e industrisë së vajit të ullirit mund të përballojnë prodhimin aktual të ullirit. “Investimet në rinovimin e teknologjisë dhe rritjen e kapaciteteve të përshtatshme të ruajtjes së vajit janë të rralla. Këto lloj investimesh janë financuar nëpërmjet kredive dhe granteve nga qeveria dhe agjencitë donatore”.

Edhe përpunuesit pohuan më herët për “Monitor” se disponojnë kapacitete depozituese për sasi të larta vaji, por shitjet e larta të vajit në rrugë informale e kanë bërë të paleverdishëm për nga çmimi shtimin e depozitave të përpunuara.

Aktualisht problematika me prodhimin e vajit të ullirit është vështirësia në gjetjen e tregjeve të shitjes. Sipas ekspertit për kultivimin e ullirit, Drini Imami, së pari duhet të rritet ndërgjegjësimi vendas për shtimin e konsumit vendas. Ndërsa për shtimin e eksporteve, z. Imami thotë se janë të domosdoshme rritja e certifikimeve me qëllim të shtohet besueshmëria te standardet dhe cilësia.

“Prodhimi i ullirit po përmirësohet për sa i përket cilësisë si edhe sasisë. Por prodhimi është ende shumë i fragmentizuar domethënë dominohet nga ferma të vogla, si edhe në sektorë të tjerë agroushqimor. Fragmentimi vështirësoj gjetjen e tregjeve sidomos në rastin e tregjeve të eksporteve.

Pjesa më e madhe e vajit të ullirit të prodhuar tregtohet dhe konsumohet ne vend (vetëm një pjesë e vogël eksportohet). Faktorë që kanë prekur edhe sektorë të tjerë, siç është tkurrja e popullsisë nënkupton më pak kërkesë për vaj ulliri. Për të rritur konsumin në vend, një strategji mund te jetë ndërgjegjësimi i banorëve për përfitimet (shëndetësore) nga konsumi i vajit të ullirit.

Në lidhje me eksportet mund te thuhet që konkurrenca është shumë e fortë. Certifikimet siç është rasti i certifikimit BIO mund të rrisë mundësitë për eksport. Por mbi të gjitha, nevojitet një përmirësim të organizimit të sektorit domethënë në bashkëpunim më i ngushtë midis fermerëve me njëri tjetrin dhe me fabrikat e përpunimit”.

Ministrja e Bujqësisë parashikon që këtë vit, prodhimi i vajit të ullirit të jetë 70% më i lartë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, pranoi problematikën me vështirësitë e shitjeve jashtë, duke theksuar që problemi po adresohet, por pa dhënë detaje konkrete./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit