Olta Gixhari i ka sqaruar Teas se pse i ka mbetur hatri me të, natën kur u futën në shtëpi.
E gjitha ka lidhje me sherrin e heshtur që ajo ka me Zhaklinën, por që arsyen e vërtet ende thotë se nuk është gati ta tregojë.
Megjithatë ajo tha se natën e spektaklit ka pasur një reagim që nuk i ka pëlqyer nga Tea, pasi Zhaklina ka thënë diçka.
“Zhaklina më dha një goditje, ti e mbështete”, i tha ajo Teas. Përplasja me tyre duket se ka filluar të përçajë dhe miqësinë e saj me Amos Zaharaian, pasi ky i fundit i tha disa herë që po të mbrojmë në “gomarllëqet e tua”.