Disa zjarre kanë rënë gjatë natës në qytetin e Vlorës. Një zjarr ka rënë në dyqanin dhe në mjetin e Faraudin Veizajt. Kjo ngjarje ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në lagjen “Hajro Çakërri”. Zjarret janë shuar nga forcat zjarrëfikëse dhe fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar. Ndërkohë edhe dy automjete janë përfshirë nga flakët, në të njëjtin orar në rrugën Transballkanike.
Nga flakët janë shkrumbuar dy furgona mallrash dhe një makinë, konkretisht një furgon AA 041 CV, Fiat Punto AB 607 DI dhe një furgon tjetër me targa AB 068 EC.
Policia po punon për të zbardhur të këto raste, nëse janë të qëllimshme apo aksidentale. Dyshohet paraprakisht se zjarret janë të qëllimshme.