Mbrëmjen e sotme një makinë e Policisë së Shtetit është aksidentuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. Makina është përplasur me një pllakë betoni.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit në fjalë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia e Tiranë nuk ka publikuar asnjë njoftim.