Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, Odise Porodini ka ndërruar jetën në moshën 92-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
“U nda nga jeta ish partizani dhe Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, Odise Porodini.
Jeta e tij ishte një model sakrificash për Shqipërinë, lirinë dhe progresin.
Si Kryetar i Organizatës së Veteranëve, kontribuoi deri në çastet e fundit të jetës për edukimin e brezave me dashurinë dhe përkushtimin për atdheun.
Pushofsh në paqe, Odise!”, shkruan Nikolla.