-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis me zvarritje gjyqi për inceneratorin e Elbasanit

Kryesoret

Ditën e sotme u zhvillua seanca paraprake për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi SPAK çoi dosjen në gjyq, por që u shty më 18 janar. Avokati i Klodian Zotos, Ardian Leka deklaroi se shtyrja ishte për shkaqe procedurale. “Të pandehurit nuk janë njoftuar sipas procedurës” tha ai.

Avokati i Mirel Mërtirit, Saimir Visha deklaroi se do të kërkojë pushimin e çështjes për të gjithë të pandehurit e dosjes së Inceneratorit të Elbasanit. Sipas tij, Mirel Mërtiri për të cilin gjykata ka dhënë masën e sigurisë në mungesë, i është nënshtruar një procesi gjyqësor në 2018 dhe është shpallur i pafajshëm. Sipas tij, një hetim i dytë mbi të bie në kundërshtim me ligjin, ndërsa e cilëson këtë proces me prapavijë politike.

Personat që do të gjykohen për këtë dosje janë; ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

SPAK “kopsit” inceneratorin e Elbasanit! Në gjyq Koka, Bllako, Mërtiri, Zoto dhe 5 zyrtarë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit