Në 2018, disa vite para vdekjes së tij, Pele shiti një shtëpi në Hamptons, të cilën e kishte në pronësi për gati 40 vjet, për 2.85 milionë dollarë.
Kampioni i trefishtë i Kupës së Botës, i cili vdiq në moshën 82-vjeçare, bleu pronën e plazhit në East End në vitin 1979, duke paguar 156,000 dollarë në atë kohë, ose 680,000 dollarë në paratë e sotme.
Pele shfrytëzoi pronën prej 315 m2 si një shtëpi verore, pasi dy vajzat e tij jetojnë në Nju Jork.
Por ndërsa shëndeti i tij u përkeqësua vitet e fundit, ai u tërhoq në vendlindjen e tij në Brazil.
Në fakt, sipas “New York Post”, përpara se të merrte vendimin për të shitur shtëpinë e tij të dashur në Hamptons, Pele e kishte në dispozicion me qira për 45,000 dollarë në muaj.
Shtëpia ka një pishinë, dush të jashtëm dhe qasje në plazh.
Ajo përbëhet nga gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë banjo, një dhomë ndenje me tavane të larta dhe një kuzhinë e sapo rinovuar.
Kati i parë ka një sallë lojrash dhe sallë mediash. Ka edhe një garazh të shkëputur.