Nata e ndërrimit të viteve u kthye në tragjedi prër familjen Tasha në Bulqizë. Djali i familjes, Sokoli 24-vjeç ka humbur jetën natën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë. I riu ishte duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’ kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.