Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, më 31 dhjetor, teksa sirenat për sulme ajrore janë lëshuar në mbarë vendin.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, përmes një postimi në Telegram, konfirmoi se shpërthimet janë dëgjuar në qytet.
Më pas ai specifikoi se një nga shpërthimet ka ndodhur midis ndërtesave të banimit në qarkun Solomiansk të Kievit.
Nuk ka detaje të tjera për shpërthimet, edhe pse ka pasur raportime se mbrojtje ajrore ukrainase është aktivizuar.
Sulmet e reja vijnë vetëm një ditë pasi Kievi u godit nga dronët e lëshuar nga Rusia në kryeqytetin ukrainas dhe në qytete të tjera.
Sipas Klitschko, Kievi u godit nga shtatë dronë, dy prej të cilëve “u rrëzuan me t’iu afruar kryeqytetit”, ndërkaq pesë të tjerë u penguan teksa po fluturonin mbi qytet.
Nga këto sulme nuk është raportuar për viktima.