Presidenti francez dhe kryeministrja italiane kanë reaguar pas vdekjes së Papa Benediktit.
Në një postim në twitter presidenti francez Emmanuel Macron përshëndet punën e liderit të ndjerë katolik për të krijuar një “botë më vëllazërore”. Ai e bëri këtë me “shpirt dhe inteligjencë”, shtoi Macron.
“Benedikti XVI ishte një gjigant i besimit dhe arsyes”, shton kryeministrja italiane Giorgia Meloni në mesazhin e saj.. Ajo thotë se ish-papa foli me “zemrat dhe mendjet” e njerëzve dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.