-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bëma tjetër e Martinez, paguan 22 mijë euro një qen që t’ia ruajë medaljen e Botërorit

Kryesoret

Portieri i Argjentinës dhe Aston Villa, Emiliano Martinez ka kërkuar të mbrojë medaljen e fituesit të Kupës së Botës duke paguar 22,000 euro për një qen roje.

30-vjeçari ishte një pjesë kyçe e suksesit të kombëtares së tij në Botëror pasi ai mori dorezën e artë dhe mbrojti dy penallti gjatë finales në Katar.

Ai gjithashtu u kritikua për veprimet e tij në finale dhe në festime pas triumfit.

Sipas Daily Star Martinez ka blerë një qen roje belg, Malinois i cili është përdorur nga SAS dhe US Navy Seals në zonat e luftimit.

Qeni roje thuhet se kushton një minimum prej 22,000 euro dhe peshon deri në 30 kilogramë.

Martinez thuhet se e bëri blerjen nga Elite Protection Dogs me synimin për të mbrojtur familjen e tij në West Midlands si dhe medaljen e fituesit të Kupës së Botës.

Disa yje janë përpjekur të rrisin sigurinë e tyre në vitet e fundit, me dhjetëra futbollistë të nivelit të lartë që kanë pasur shtëpitë e tyre në shënjestër të hajdutëve.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe portieri francez Hugo Lloris janë ndër yjet e futbollit që kanë blerë qen roje nga kompania në të kaluarën.

Ish-yjet e Anglisë, Ashley Cole dhe Jack Wilshere dhe kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, Tyson Fury kanë përdorur gjithashtu kompaninë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit