Ekipi francez, Lyoni ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes për transferimin e kroatit, Dejan Lovrenit.
Mbrojtësi kroat vendosi rikthehet te klubi ku kishte luajtur nga janari i vitit 2010 deri në verën e vitit 2013.
Lovren ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2025. Ai së fundmi u aktivizua te Zenit St. Petersburg.
Shuma e këtij transferimi nuk u bë e ditur, por raportohet se lëvizja është bërë për çmimin prej 2 milionë eurosh.
33-vjeçari, i cili luajti në Kupën e Botës Katar “2022” është bërë lojtari i tretë që kthehet në Lyon në muajt e fundit pas nënshkrimeve në verë me Alexandre Lacazette dhe Corentin Tolisso.