-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legjenda e tenisit diagnostikohet me kancer në fyt dhe në gji!

Kryesoret

Një lajm shokues trondit sportin e tenisit. Një nga rekatat më të çmuara të historisë së këtij sporti, amerikania Martina Navratilova është diagnostikuar me kancer në gji dhe në fyt.

18 herë fituese e turneve grand slam, rekordin e Navratilovës e theu vetëm Serena Williams pasi deri pak vite më parë tenistja me origjinë çeke konsiderohej si më e madhja e këtij sporti.

Ajo e nisi betejën me kancerin ë gjirit që në vitin 2010 por tashmë nga largësia e 13 viteve duhet të rikthehet të luftojë sërish për jetën.

66-vjeçarja do të trajtohet në një klinikë të New York, ndërsa vetë ka deklaruar se kanceri është evidentuar në fazë të hershme dhe mundësitë për t’u kuruar plotësisht, janë të mëdha.

Në vitin 2010 kur ajo u diagonistikua për herë të parë me kancerin e gjirit, nisi betejën jo vetëm personale por edhe globale për ndërgjegjësimin e grave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit