-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lucas Perez pagoi 500 milionë euro për t’u rikthyer te Deportivo La Coruna, kërkon ngritjen e ekipit nga kategoria e tretë

Kryesoret

Futbollisti spanjoll, Lucas Perez ka paguar një pjesë të tarifës së transferimit të tij për të siguruar një rikthim në Deportivo La Coruna.

Sulmuesi ishte duke luajtur në La Liga për Cadiz ku ishte golashënuesi më i mirë i tyre këtë sezon.

Megjithatë, Perez e donte rikthimin me Deportivon pasi ai “nuk mund të duronte” duke e parë skuadrën në nivelin e tretë të futbollit spanjoll.

Deportivo La Courna aktualisht është në vendin e katërt në Primera Federacion, katër pikë prapa liderit të ligës, Cordoba pas 17 xhirove të zhvilluara.

Perez, i cili ka afër 100 paraqitje për Deportivon në dy periudha, tani do të kërkojë të kthejë skuadrën në kategorinë e dytë dhe pastaj në elitën e futbollit në Spanjë.

34-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë, por nëse skuadra arrin promovimin, kontrata mund të bëhet për tre vjet e gjysmë.

Ai gjithashtu do të ketë mundësinë të marrë një pozitë të rëndësishme në klub.

Këtë herë Vizcaino ra dakord të negocionte dhe Perez bëri lëvizjen të ndodhte duke mbuluar një pjesë të tarifës së transferimit.

Transferimi u realizua për 1 milion euro, kurse Perez pagoi 500 mijë euro nga xhepi i tij.

Sulmuesi spanjoll pritet të debutojë të dielën me Deportivo La Corunan në ndeshjen kundër Unionistas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit