Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka thënë se gjysma e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të jetë në recesion në vitin 2023 pasi blloku është godituar shumë rëndë nga konflikti në Ukrainë.
“Ne presim që një e treta e ekonomisë botërore të jetë në recesion”, tha Georgieva.
2023 do të jetë më i ashpër se viti që lëmë pas për ekonominë botërore, tha ajo.