Cristiano Ronaldo mund të bëjë debutimin e tij me ekipin arab, Al Nassr këtë javë pas transferimit të tij rekord prej 200 milionë eurosh në vit në klub.
Sulmuesi portugez tashmë është nisur sot drejt Arabisë Saudite përpara testeve mjekësore.
Përballja e Al Nassr kundër Al Ta’ee në shtëpi në ProLeague të enjten, do ta bëjë më të etur Rudi Garcian që superylli i tyre i ri portugez të ketë disa minuta vendimtar përpara një përballjeje në krye të tabelës kundër Al Shabab të shtunën e ardhshme.
Pavarësisht një kthese të shpejtë, trajneri mund të ketë dëshirën e tij – pasi Ronaldo thuhet se do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në klub të martën vetëm një ditë pasi fluturoi për në Arabinë Saudite.
Sipas Marca, Ronaldo do të zbarkojë në Riad të hënën në mbrëmje përpara se të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Al Nassr të nesër para tifozëve me kusht që të kalojë të gjitha testet mjekësore.
Stadiumi me 30,000 vende i Al Nassrit, Mrsool Park është i përgatitur dhe gati për të zbuluar nënshkrimin e ri të klubit për një turmë tifozësh të emocionuar të martën.
Sipas gazetës saudite, Arriyadiyah, Al Nassr është gati të të organizojë një festë në të njëjtin nivel me prezantimin e Real Madridit të Ronaldos në vitin 2009.
Mësohet se portugezi do të qëndrojë në një hotel luksoz në kryeqytet, ndërsa kërkon të gjejë një shtëpi komode në Riad.