Gjykata e Tiranës la sot në burg Albano Velon, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Albano Velo është djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo
Gjithashtu dyshohet se ai e vrau biznesmenin si hakmarrje për Aleksandër Sadikaj, i cili u vra më tritol në Sauk disa muaj më parë, pasi dyshohet se janë miq të afërm.
Në rrjetet e tij sociale vihet re që Velo kishte krijuar imazhin e një “bad boy” madje nuk ungojë as foto me armën e shërbimit të të atit me shkrimin: Në flagrancë duke përdorur telefon në orar të punës.
Nuk mungojnë as shprehjet motivuese dhe fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja por edhe me kanabis.
30-vjeçari është fotografruar shpesh në resortin “Sancho Farm” të Sadikajt në Memaliaj bashkë me shokë të tjerë.