Sot Ronaldo do të prezantohet te klubi i ri arab Al Nassr. Por në këtë klub që është kthyer në kryefjalë të javëve të fundit për shkak se firmosi sulmuesi portugez, më parë ka qenë një lojtar shqiptar. Hysen Zmijani.
Ish-futbollisti i kombëtares ka luajtur për dy sezone me arabët dhe ka fituar edhe dy tituj. 59-vjeçari shkodran kujton kohët e arta të 27 viteve më parë, teksa la Ajaccio në Francë dhe firmosi me Al Nassr në sezonet 1993-1995.
“Disa kujtime nuk shuhen kurrë. 30 vite më parë, kam firmosur me Al-Nassr. Te qënit pjesë e këtij klubi ka qenë një eksperiencë shumë e bukur në karrieren time ku në 2 vite që kam luajtur atje, kemi fituar 2 kampionate (1993-1994 dhe 1994-1995 ).
Më gëzon të shoh këtë klub duke bërë tituj në mbarë botën me lojtarin e tyre më të ri, Cristiano Ronaldo. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij klubi! I uroj Cristianos dhe skuadrës sukses!”, shkruan Zmijani.