Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati disa javë më parë për shfuqizimin e Bordit të përcaktimit të çmimit të produkteve ushqimore.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim padinë e opozitës që kërkon shkrirjen e strukturës, të ashtuquajtur ‘bordi i transparencës’, e cila vendos çmimet e produkteve ushqimore.
Në njoftimin në faqen zyrtare Kushtetuesja sqaron se ka caktuar 31 janarin si ditën kur do të zhvillohet seanca e parë dhe ku përballë do të ketë qeverinë dhe Autoritetin e Konkurrencës.
Sot deputetja Ina Zhupa tha se Gjykata Kushtetuese pranoi edhe padinë për “Butrintin” duke e kaluar në seancë.