Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka mbërritur mbrëmë në Arabinë Saudite, ndërsa sot ka kryer testet e fundit mjekësore para prezantimit të tij te ekipi i Al Nassr.
Ka qenë vetë Ronaldo që ka konfirmuar se ai ka përfunduar testet mjekësore përpara prezantimit të tij të tij te Al-Nassr më vonë këtë pasdite.
Përmes një Instastory 37-vjeçari ka njoftuar lajmin përmes një fotoje dhe me mbishkrimin: “Testet mjekësore u kryen!”.
Në foto duket Ronaldo i lidhur me mjetet që kryhen testet mjekësore në qendrën e Al-Nassr.
CR7 u konfirmua si lojtar i Al-Nassr të premten në mbrëmje.
Ai theu sërish rekorde duke u bërë lojtari më i paguar në botë pasi ekipi arab do të paguajë 200 milionë euro në vit deri në vitin 2025.
Ronaldo mbërriti të hënën mbrëma në Arabinë Saudite dhe në faqen zyrtare të Al-Nassr kanë postuar pamjet e momentit kur Ronaldo mbërriti me familjen në vend.
Në video shihet Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez duke u përshëndetur nga dy fansa të rinj, të cilët i japin çiftit nga një tufë lule secilit.
Më pas afrohen edhe disa fansa të tjerë të cilët u japin lule edhe fëmijëve të yllit portugez.
Touchdown Riyadh 🤩@Cristiano #HalaRonaldo 💛
pic.twitter.com/ZUflrsBewX— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 3, 2023