-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë, sherr dhe grushte për një vajzë! Përjashtohen tre policë

Kryesoret

Drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur përjashtimin nga struktura të tre policëve. Policët e përjashtuar janë Ylber Dybeli, Redi Mato dhe Renato Feri, ndërsa për Ervis Hasën nga Elbasani është vendosur pezullimi për dy vite për ngritjen në detyrë. Efektivët akuzohen për përplasje, sherr dhe grushte mes njëri tjetrit, por edhe shkelje të tjera. Dy policët në Elbasan Mato dhe Hasa u zunë për një vajzë.

FOTO/ Djali i drejtorit, ky është polici që u kap me drogë dhe shau kolegët

VENDIMI I PLOTE

Përjashtohen nga Policia e Shtetit, 3 punonjës policie, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, në përfundim të hetimit të thelluar, të nisur për disa punonjës policie, për shkelje të rënda të rregullores së Policisë së Shtetit, i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, përjashtimin e 3 punonjësve të Policisë, si dhe shtyrjen e afatit të gradimit me 2 vjet, për një tjetër punonjës policie, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shkelur nenin 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar përjashtimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësve të Policisë:

– Inspektor Ylber Dybeli me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ky punonjës policie u pezullua nga detyra, në datën 22.12.2022, pasi gjatë kohës që ka qenë jashtë orarit të shërbimit është konfliktuar me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë;

– Inspektor Redi Mato me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi në datën 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë Ervis Hasa gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit;

– Inspektor Renato Feri me detyrë trup shërbimi, në Seksionin e Sigurisë dhe Objekteve, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kur është ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij, i ka kundërshtuar, ofenduar dhe kanosur ata.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marrë vendimin, të cilin e ka miratuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për caktimin e masës disiplinore “Shtyrja e afatit të gradimit për 2 vjet”, për punonjësin e Policisë Ervis Hasa me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi më datë 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë Redi Mato gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë shërbimit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës Policie që abuzon me detyrën duke cënuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit