22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Figurë e rëndësishme për njerëzimin”, Begaj shpreh ngushëllimet për Benediktin e XVI

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajarm Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Papa Emeritus Benedikti i XVI. Me anë të një postimi në facebook, Begaj shkruan se Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin.
Postimi i plotë: 
Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin.
Vlerësimi i Tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë.
U prehtë në paqen e perjetshme!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit