-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Princi Harry: Vëllai më ka sulmuar fizikisht

Kryesoret

Princi Harry ia ka vënë fajin për skandalin e uniformës së tij naziste vëllait, Princit William, dhe kunatës së tij, Kate Middleton.

Duka i Sussex, sipas burimeve të Page Six, pritet që në librin e tij të tregojë se Princi dhe Princesha e Uellsit “ulërinin me të qeshura” kur e panë të veshur për festën e vitit 2005.

Harry ishte 20 vjeç kur gazeta “The Sun” publikoi një foto në faqen e parë të tij të veshur si një ushtar nazist me një shirit të kuq të zbukuruar me një svastikë të madhe.

Fotoja është bërë në një festë me kostume me temë “Vendas dhe Kolonialë”, ku William ishte gjithashtu i ftuar dhe ishte i veshur me një veshje luani të bërë vetë.

Në një segment të librit, të siguruar nga Page Six, Harry shkruan për zgjedhjen e veshjes, duke zbuluar se ishte mes dy kostumeve: një uniformë piloti ose një uniformë naziste.

“I telefonova Willy-t dhe Kate, i pyeta se çfarë mendonin. Uniformë naziste, thanë ata”, shkruan Harry, duke shtuar se kur shkoi në shtëpi dhe e provoi për ta ata nuk po mbanin dot të qeshurën.

Po ashtu, sipas “The Guardian”, Harry tregon në libër se vëllai i madh e ka sulmuar fizikisht. Sipas asaj që raporton gazeta, dyshja kanë nisur të argumentojnë për bashkëshorten e Harry-t, Meghan.

“Më kapi për kollare duke më këputur edhe varësen dhmë përplasi në dysheme”, citohet të ketë shkruar Harry. Pallati Buckingham ka refuzuar që të bëjë komente për çështjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit