-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshje dhe aksion si nëpër filma gjatë arrestimit të djalit të El Chapo, 29 të vdekur për kapjen e tij

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Meksikës, Luis Crescencio Santoval tha ditë e sotme se 19 anëtarë të bandës dhe 10 personel ushtarak u vranë në përleshjet pas kapjes së shefit të kartelit meksikan të drogës, Ovid Guzman në shtetin verior të Sinaloa.

Forcat meksikane të sigurisë arrestuan të enjten Guzman, djalin e baronit të burgosur Joaquin “El Chapo” Guzman. Anëtarët e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorët e tyre nisën një sulm ndaj forcave të sigurisë, duke i vënë flakën automjeteve dhe duke bllokuar rrugët në të gjithë shtetin bregdetar të Paqësorit.

Dhuna ishte përqendruar rreth Culiacan, kryeqyteti i Sinaloa, shtëpia e kartelit të fuqishëm të drogës që “El Chapo” udhëhoqi përpara kapjes së tij në 2016 dhe ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara në 2017.

Sandoval në një konferencë për shtyp tha 21 persona të tjerë u arrestuan gjatë operacioneve të së enjtes.

 Ai tha gjithashtu se nuk kishte raporte për vdekje civile.

Ovidio Guzmán, 32 vjeç, u arrestua në orët e para të së enjtes, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të bandës Sinaloa, tha Santoval. 

Guzmán më pas u lirua me helikopter nga shtëpia ku u arrestua dhe u dërgua në Mexico City.

Ai tani po mbahet në një burg federal të sigurisë maksimale.

Ndërkohë, forca të forta sigurie do të qëndrojnë në Sinaloa për të mbrojtur publikun, me 1000 trupa shtesë që do të udhëtojnë sot në rajon.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador tha se asnjë forcë amerikane nuk ndihmoi në kapjen e Ovidos.

Për shkak të situatës autoritetet njoftuan se është mbyllur edhe aeroporti i Culiacan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit