Kryeministri Rama ka bërë me dije se, duke nisur nga ky muaj, dëshmitë e aftësive profesionale për drejtuesit e mjetit do të jenë totalisht të digjitalizuara.
Sipas Ramës, këto formate të reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, përmbajnë elemente të sigurisë, eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave, janë rezistente dhe unifikojnë afatet e vlefshmërisë duke rritur ato 2 vjeçare në 5 vjeçare.
‘Kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet, dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre’, shkruan ndër të tjera Rama në reagimin e tij në Facebook.