Mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, RENEA ka bastisur banesën e Ervis Martinajt në Surrel, fshat i njohur për shkak se aty banon kryeministri Edi Rama.
Kontrollet janë në kuadër të operacionit Plumbi i Artë dhe vijimi i operacionit në Fushë Kuqe ku u ushtuan kontrolle në shtëpinë e Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij.
Martinaj është subjekt i SPAK pasi për të ka mase sigurie arrest me burg për akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje.
9 gushti i vitit 2022 është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre.
Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.