Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 32-vjeçare e quajtur Orjana Gremi është vënë në prangat e policisë pasi hodhi foshnjën e saj në lumin Kir.
Policia bën me dije se trupi i pajetë i foshnjës u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Postribë. E reja e kishte hedhur në lumë foshnjën gjatë natës. 8 ditë pasi e solli në jetë. Gremi akuzohet për vrasje me dashje.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje kaq të rëndë, por paraprakisht mësohet se 32-vjeçarja e kishte paralajmëruar, pasi u kishte thënë më parë mjekëve se do ta hidhte fëmijën në lumë. Ajo është e pamartuar dhe jeton me dajën.
EMRI/ Mbyti dhe hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, arrestohet 32-vjeçarja në Shkodër!