Fundi i vitit u mbyll me një lajm bombastik nga Shkodra. Agron Çela braktisi Partinë e Lirisë për Partinë Socialiste. Lajmi u konfirmua për “5pyetjet.al” nga vetë Agron Çela. Por në media kanë dalë “provat” e momentit kur u vulos tradhtia.
Pamjet janë nga festa e fundvitit ku deputeti Çela u është bashkuar socialistëve. E pranishme ka qenë edhe drejtuesja politike e PS-së për Shkodrën, Elisa Spiropali, e cila shfaqet duke kërcyer me Agron Çelën, që është blerja më e re e PS-së.
E zgjedhura e Ramës si drejtuese politike e qarkut ka marrë një personalizim të këngës që u këndua në festë, ku në vargje thuhej: “Elisa sa e bukur je. Elisa sa e bukur je”.