Ekipi spanjoll, Real Madrid ka nisur vitin 2023 me humbje në një përballje kundër Villarreal.
Madrilenët u ndalën me rezultatin 2-1 në stadiumin “El Madrigal”.
Ndeshje e cila në pjesën e parë u mbyll pa gola duke sjellë emocione dhe gola në 45 minutshin e dytë.
Rezultatin e zhbllokoi Villarreal i pari me golin e Pino në minutën e 47.
Francezi, Karim Benzema mendoi për ekipin dhe ekzekutoi saktë penalltinë e fituar në minutën e 60 duke sjellë një barazim me shpresën për të dalë në avantazh.
Por barazimi nuk zgjati shumë pasi 3 minuta më pas Morena dërgoi sërish në avantazh ekipin e tij me goditjen e saktë të penalltisë.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes ku Villarreal arriti të fitonte një 3 pikësh të vlefshëm duke u renditur i 5 në renditje me 27 pikë.
Humbja e madrilenëve është një mundësi e artë për Barcelonën për të siguruar akoma më shumë vendin e parë në renditje nëse fiton nesër kundër Atletico Madridit.
Momentalisht katalanasit dhe madrilenët kanë grumbulluar 38 pikë.
Përballja e sotme ishte një ndeshje e veçantë pasi për herë të parë në historinë e klubit madrilen ata kishin titullarë lojtarë të huaj dhe asnjë spanjoll.