Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 361 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në Bashkitë:
17 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 1 qytetarë në Shkodër, Roskovec
Janë 232 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,110 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Janar 2023)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 361
Testime totale 2,022,357
Raste pozitive 332,938
Raste të shëruara 329,110
Raste Aktive 232
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 155
Fier 27
Vlorë 11
Durrës. 11
Gjirokastër. 9
Berat. 8
Kukës. 3
Lezhë. 3
Dibër. 2
Shkodër 2
Korçë 1