-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK nis në mars, pritet të zgjasë deri në 4 vjet

Kryesoret

Ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari vlerëson se gjykimi në shkallë të parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të zgjasë 4 vjet.

Gjykimi pritet të filloj brenda tre muajve të parë të këtij viti. Sipas Jasharit, procesi i deri tani është përcjellë me shkelje të të drejtave të njeriut.

Pas më shumë se dy vite të kaluara në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi pritet të nis në mars të këtij viti.

Ish-avokat i Popullit konsideron se ka pasur probleme në aspektin e barazisë në proces sidomos të mbrojtjes adekuate që do të duhej ta ketë pala e akuzuar në këtë Gjykatë pa marrë parasysh se kush janë ata.

“Fillimisht këto kanë qenë problemet kryesore, megjithatë edhe vet natyrë e Gjykatës si e tillë dhe ajo që i parapriu kësaj gjykate ka pasur disa kontradikta në vetvete”, tha Jashari.

Jashari vlerëson se Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit duhet t’u garantohet një gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor, pavarësisht problematikave që mund të shfaqen.

Ish-avokati ka theksuar se kompleksiteti i çështjes bie mbi përgjegjësinë e autoritetit të shtetit që e ka themelur një Gjykatë të tillë, sepse vetë themeluesi i një gjykate të tillë, do të duhej të kishte parasysh rrethana të tilla që mund ta komplikojnë situatën, mirëpo ajo nuk guxon të shkoj në dëm të një viktime, e cila realisht mund të jetë viktimë e shkeljes së drejtat të njeriut sikur në këtë rast.

I gjithë procesi, i cili pritet të nis në tre muajt e parë të këtij viti, të paktën në shkallë të parë vlerësohet se mund të përfundoj brenda katër vitesh.

Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, që ka monitoruar gjithë procesin, vlerëson se ai do të jetë më i gjatë për shkak të provave dhe dëshmitarëve të shumtë. /Telegraf

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit