-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bale vari “këpucët në gozhdë”: Realizova ëndrrën

Kryesoret

Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale njoftoi do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare. “Pasi e mendova mirë, shpall largimin tim të menjëhershëm nga futbolli. Ndihem me shumë fat që realizova ëndrrën duke luajtur sportin që dashuroj. Futbolli më ka dhënë disa nga momentet më të mira të jetës sime” tha ai.

Bale e nisi karrierën te Southampton, për të vijuar në Premier League me Tottenham Hotspur e më pas te Real Madrid, para se të transferohej në SHBA. Ai udhëhoqi kombëtaren e tij në Euro 2016 dhe 2022, si dhe dërgoi Uellsin në “Katar 2022”, për herë të parë që nga Botërori i vitit 1958.

Kulmi i karrierës për Bale ishte te Real Madrid, ku luajti 176 ndeshje dhe shënoi 81 gola. Me spanjollët ai fitoi 3 tituj kampion, 5 herë Champions League, 1 herë Kupën e Spanjës, 1 herë Superkupën e Spanjës, 3 herë Superkupën e Europës dhe 3 herë Botërorin e Klubeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit