-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I futi 5 plumba shqiptarit, italiani lirohet nga burgu: Mbrojta familjen

Kryesoret

Gjykata e Arezzos në Itali ka lënë të lirë 53-vjeçarin Sandro Mugnai, i cili ekzekutoi fqinjin e tij shqiptar Gëzim Dodoli, mbrëmjen e 5 janarit.

Ngjarja ndodhi teksa 59-vjeçari shqiptar po punonte me një ekskavator duke prishur shtëpinë në të cilën ndodhej Mugnai me familjen dhe të afërmit.

Gjyqtari vlerësoi se nuk ka rrezik arratisjeje, përsëritjeje të krimit apo rrezik nga manipulimi i provave dhe nuk ka urdhëruar masë sigurie ndaj 53-vjeçarit italian.

Autori që qëlloi 5 herë mbi shqiptarin argumentoi para gjykatësit se do të mbronte familjen e tij që ndodhej në rrezik për jetën nga shembja e menjëhershme dhe e mundshme e çatisë së shtëpisë, e cila u sulmua me goditjet e ekskavatorit të drejtuar nga Dodoli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit