-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfimi i pastrueses: Kisha urrejtje! Si e hapa kasafortën brenda shtëpisë së zyrtares

Kryesoret

Pastruesja Rozeta Dobi ka rrëfyer përpara hetuesve si arriti që të vjedhë shtëpinë e zyrtares, Alda Klosi duke i marrë qindra mijëra euro, dollarë dhe lekë shqiptare. Ajo tha se vjedhje e ka ndihmuar djali, Havieri.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri.

Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj.

Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit