Kryeministri japonez Fumio Kishida u nis të hënën në një turne në Evropë dhe Amerikën Veriore ku në agjendë të bisedimeve do të jetë e përqendruar tek siguria pas rishikimit më të madh të politikës së mbrojtjes së vendit të tij në dekada.
Japonia mban presidencën e vitit 2023 të G7 dhe Kishida do të vizitojë anëtarët e bllokut Francën, Italinë, Britaninë dhe Kanadanë duke filluar nga e hëna.
Ndalesa e fundit e Kishidës janë Shtetet e Bashkuara e që është vizita e tij e parë në Uashington si kryeministër ku ai do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden të premten.
Bisedimet me Bidenin do të rikonfirmojnë bashkëpunimin SHBA-Japoni, u tha Kishida gazetarëve.
Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë sfidat e sigurisë, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës.
Ata gjithashtu pritet të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të përfshijë Tajvanin dhe denuklearizimin e Koresë së Veriut, raportoi gazeta japoneze Yomiuri Shimbun, duke cituar burime të paidentifikuara të qeverisë japoneze.
Kishida ka thënë se do të diskutojë politikën e përforcuar të mbrojtjes së kombit të tij me Biden.
Qeveria e Japonisë miratoi një rishikim të madh të politikës së mbrojtjes muajin e kaluar, duke përfshirë një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve, pasi paralajmëroi se Kina paraqet “sfidën më të madhe strategjike ndonjëherë” për sigurinë e saj.
Ishte ndryshimi më i madh në mbrojtje në dekada, me qeverinë që u zotua të rrisë shpenzimet e sigurisë në dy për qind në vitin 2027 dhe të blejë pajisje të reja duke përfshirë raketa të avancuara. Japonia do të presë samitin e G7 këtë vit.