-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi te “5pyetjet.al”/ Veprim Thaçi: Nuk e njoh “Kobrën” e Prizrenit

Kryesoret

Dosja “Kobra” ka shkaktuar furtunë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Tashmë jo vetëm për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visart Cengu por një tjetër denoncim që një qytetar nga Kosova bëri në redaksinë “5pyetjet.al”.

Në kushte anonimati ai deklaroi se Kobra së bashku me dy efektivë policie kanë gisht në zhdukjen e Edon Bytyqit një 32 vjeçar nga Suareka.

Sipas qytetarit i riu është zhdukur nga Kobra ne bashkëpunim me dy policë për shkak se nuk i ka dhënë aq para sa i kanë kërkuar, për një vepër penale që ai kishte kryer.

Në denoncim ai përfshiu edhe emrin e një tjetër qytetari nga komuna e Rahovecit, Veprim Thaçit. Ky i fundit, reagoi duke kontaktuar në redaksinë e “5pyetjet.al”. Ai hodhi poshtë pretendimet.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në denoncimin që është bërë. Unë nuk e njoh “Kobrën”. As nuk e kam takuar. Jam familjar. Denoncuesi më ka cenuar, kam grua dhe fëmijë. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat” tha ai.

Qytetari denoncon te “5pyetjet.al”: Kobra së bashku me 2 policë zhdukën 1 person

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit