Mbrëmë në Lezhë u parandalua një ngjarje e rëndë. 36-vjeçari Antonio Leka u arrestua pasi iu gjet në makinë një arsenal i tërë armësh.
Vetë 36-vjeçari pas arrestimit nga policia ka deklaruar se ishte nisur të vriste politikanët lezhjanë pasi i kishin nxirë jetën.
Por kush e njoftoi policinë?
Dyshohet se ka qenë vellai i Antonios, Nik Leka që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.
Policia lokale reagoi me shpejtësi duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë.