-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga hiçi tek pronat e gjyshes, divorci, milionat dhe misteri! “5pyetjet.al” publikon pasurinë e Alda Klosit

Kryesoret

Alda Klosi, ish-zyrtare në Kryeministri është emri më i lakuar në ditët e fundit në Shqipëri së bashku me pastruesen Rozeta Dobi, e cila së bashku me djalin i morën jo pak, por mbi 120 mijë Euro dhe sende me vlerë.

Zyrtarja e cila së fundmi ka qenë pjesë e AMF-së, tha se lekët i kishte të xhaxhait. Megjithatë prokuroria ka nisur një hetim për rastin.

Paralelisht me prokurorinë në zyrat e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ishte edhe “5pytejet.al” që u interesua për një kopje të pasurisë së Alda Klosit.

Deklarimin e parë, Klosi e ka bërë në ILDKPKI në vitin 2016 kur është bërë pjesë e ministrisë së Financave.

Klosi ka deklaruar të ardhurat nga paga 892 362 mijë lekë, të ardhurat si anëtare e (FAF) dhe si eksperte financiare.

Deklaratën e ka plotësuar edhe bashkëshorti i saj asokohe Altin Klosi.

Në 2017 deklaron një apartament 72 m2 në Tiranë të marrë me kredi. 31375 Euro. Burimi? Kredi 1.9 milionë lekë, një hua 900 mijë lekë si dhe një garanci 10 mijë euro të bashkëshortit.

Në 2018 asnjë ndryshim.

 

Një vit më pas ndahet nga burri dhe shton në listën blerjen e një makine “Toyota”.

Në 2020 shet makinën që kishte dhe blen një “Toyota Rava4”.

Në 2021 deklaron dy apartamente që i kanë dhuruar në Shëngjin në vlerën 7.5 milionë lekë dhe apartament 47 m2 në Tiranë në bashkëpronësi, apartament 72 m2 në bashkëpronësi, apartament 50 m2.

Në deklaratën e fundit të plotësuar në gusht 2022 deklaron edhe dy sipërfaqe truall, trashëgimi nga gjyshja, konkretisht 216 dhe 160 m2 në Tiranë.

Por në deklaratën e fundit, që Alda Klosi plotësoi si shefe e kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, e drejtuar nga Arben Ahmetaj nuk e ka deklaruar shumën 120 mijë Euro që kishte në shtëpi, që theksoi se ia kishte lënë xhaxhai.

As sendet me vlerë. Ligji parashikon që cdo shumë mbi 15 mln lekë të vjetra në shtëpi duhet të deklarohet. Ku nis misteri që duhet ta zbulojë prokuroria.

I vodhën 120 mijë Euro! Zyrtarja e lartë me dy shtëpi “dhuratë” dhe prona (Pasuria)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit