-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga ndryshimi i emrit tek një pamje e re, ja si do të duket Camp Nou

Kryesoret

Stadiumi i ekipit të Barcelonës, Camp Nou pritet që të ndryshojë pamje dhe për këtë ata ia kanë besuar punën një kompanie që është emër i njohur në Kosovë, Limak Construction.

Limak Group janë pronar të KEDS-it në Kosovë.

Bordi i Drejtorëve të FC Barcelona ka miratuar ka marrë vendim gjatë pasdites së sotme që kompania që ka në pronësi KEDS-in dhe aeroportin e Kosovës, “Adem Jashari”, Limak të jetë përgjegjës për ndërtimin e Sportify Camp Nou.

“Bordi i Drejtorëve të FC Barcelona ka miratuar këtë pasdite që Limak Construction do të jetë përgjegjëse për ndërtimin dhe rimodelimin e Spotify Camp Nou. Periudha e pritshme për fillimin e pjesës më të madhe të rimodelimit do të fillojë në qershor 2023”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

Kujtojmë që ditë më parë Barcelona kishte përfituar një kontratë të majme sponsorizimi nga Sportify dhe për këtë arsye stadiumi i tyre ndryshoi emrin në Spotify Camp Nou kurse tani pritet që ta ndryshojë edhe formën e tij me anë të një rimodelimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit