Shirat e rënda gjatë ditë së djeshme kanë krijuar probleme në disa zona të Lezhës.
Në lagjen Besëlidhja, uji ka dalë nga pastetat të cilat janë të bllokuara dhe për pasojë kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve.
Bllokimet e disa lagjeve në Lezhë ndodhin sa herë ka reshje të dendura.