Policia e Tiranës ka arrestuar Ardit Bala 21 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim T. T. 26 vjeç, pasi tregtonin produkte të kontrabanduara në vendin tonë.
Gjithashtu sipas policë produkte të ndryshme që dyshohet se kanë në përbërje lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që tregtonte produkte me përbërje kanabisi, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mix”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 26 vjeç.
Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit T. T., me punonjës shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, produkte të ndyshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat sipas mbishkrimit në paketim, kishin në përbërje lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.