Një person është arrestuar në Tiranë pasi tregtonte paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara. Nga operacioni janë sekuestruar dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme. I arrestuari është A. D. 55 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo”, shërbimet e policisë gjetën dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me pulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.