Mëngjesin e sotëm Parisi është tronditur, nga një sulm makabër në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris mëngjesin e së mërkurës, raportuan mediat franceze.
Një person ka sulmuar me thikë disa të tjerë duke i lënë të plagosur por fatmirësisht sipas policisë sulmuesi është neutralizuar.
Sipas raportimeve, sulmi ndodhi në orën 06:40 brenda stacionit të trenit. Stacioni ku raportohet se ka ndodhur sulmi është një prej stacioneve më të frekuentuara në Evropë dhe është një linjë e rëndësishme që lidh Parisin, Londrën dhe veriun e Evropës.