-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasaportat do të prodhohen nga shteti, Çuçi: Kartat ID mund t’i bëjmë falas

Kryesoret

Pasaportat dhe kartat e identitetit tani do të prodhohen nga shteti. Koncensionari “Aleat” e përfundoi kontratën në dhjetor të 2022. Lajmin e dha vetw ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, cili pohoi se do të krijohet një kompani publike.

“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të Aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim.

Do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania aleate që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim”, tha ai.

Me kalimin nga privati tek shteti, Çuçi tha se tarifat për kartat e identitetit mund të zerohen. “Ne do ta rishohim edhe çështjen e tarifave. Pasi kur të kalojë në dorë të një kompanie të shtetit është në kompetencën e plotë për të marrë vendimet në lidhje me tarifat dhe kjo do të shihet pasi ta marrë në dorë kompania shqiptare duke bërë një bilanc në raport me fitim me kostot. Kur është pjesa e detyrimit ligjor, si për kartat e identitetit, unë politikisht them se kemi qëllim që t’i reduktojmë pse jo t’i çojmë edhe zero nëse mundet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit