-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kërkuar nga shumë ekipe, Moukoko akuzohet për falsifikim të moshës së tij

Kryesoret

Adoleshenti më i kërkuar në botë, 18-vjeçari Youssouf Moukoko mund të jetë më i madh se sa pretendon ai.

Në Gjermani u shfaq një certifikatë lindjeje që dëshmon se ai ka lindur në viti 2000.

Moukoko, i cili ka lindur në Yaounde, Kamerun përpara se të transferohej në Gjermani në vitin 2014 ku u birësua thuhet se është 22 vjeç dhe jo 18.

Sport.de shkruan se babai birësues i Moukokos ua dërgoi gazetarëve certifikatën origjinale të lindjes, por më vonë e ndaloi ligjërisht publikimin.

Në Gjermani, tani pretendohet se një certifikatë lindjeje e vitit 2000 me emrin Yousouffa Mohamadou, që i atribuohet Moukok u zbulua në vitin 2022.

Sidoqoftë, Federata Gjermane e Futbollit mohoi me vendosmëri çdo paligjshmëri në dokumentacionin e lojtarit, ku data e lindjes së tij ishte 20 nëntor 2004.

Dyshime shtesë u ngritën sepse Moukoko dyshohet se kishte partnere dukshëm më të mëdha se ai në vitet e hershme të adoleshencës.

Moukoko, i cili luajti për Gjermaninë në Kupën e Botës shënoi 11 gola dhe regjistroi 8 asistime në 59 paraqitje për Borussia Dortmund duke u bërë futbollisti profesionist gjerman më i ri në vitin 2020 vetëm 16 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit