-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhet kundër Messit: Miu i kanaleve po bën diktaturë te Barça

Kryesoret

Në Spanjë ka shpërthyer një skandal që ka në qendër Lionel Messin dhe ish-kupolën drejtuese të Barcelonës. Në shënjestër është argjentinasi për politikat dhe gjithçka tjetër që diktonte në klubin katalanas.

Por çfarë ka ndodhur? Bëhet fjalë për disa mesazhe që kanë dalë nga një grup në Whatsapp, ku ishin pjesë ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, ish-CEO Oscar Grau, drejtori financiar Pancho Schroder, drejtori i Strategjisë dhe Inovacionit Javier Sobrino dhe menaxherë të tjerë si Jordi Moix, Oriol Tomas dhe David Bellver. Emri që shkaktuar zhurmën është Roman Gomez Ponti, ish-kreu i shërbimeve ligjore të Barçës. Ai i kërkon presidentit që të jetë më i fortë kundër Messit.

“Barto, nuk mund të jesh kaq i sjellshëm me këtë miun e kanaleve. Klubi i dha atij gjithçka dhe ai na e shpërbleu duke vendosur një diktaturë nënshkrimesh, transferimesh, rinovimesh, sponsorësh. Ai nuk ishte i gatshëm të ulte rrogën e tij në kohën e pandemisë, madje tha që as Suarezit dhe Jordi Albës. Dhe mbi të gjitha akumulimi i shantazheve dhe vrazhdësisë që klubi dhe ne që punojmë për të kemi pësuar nga ky xhuxh hormonal që ia ka borxh jetën Barcelonës.

Kur gjërat shkojnë keq (referenca është në vitin e shpërthimit të pandemisë) ju merrni mesazhin mitik: ‘President, uli rrogat e të tjerëve, por mos më prek mua dhe Luisin’. Le të shpresojmë që ai të kalbet mes indiferencës së njerëzve, që është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë” tha ai. Bartomeu nuk distancohet nga kolegu i tij “Jam dakord për shumë gjëra, por Barça është e para dhe ky lloj artikulli dëmton imazhin e klubit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit